Gazetari Erl Murati, i ftuar në “Studio 24”, u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanajka ndryshuar në raport me rastin e Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt.
Murati tha se arsyeja është sepse në dosjet e Ballukut dhe Karçanaj, Rama përmendet vetë.
“Në rastin e Veliajt, kryeministri tha se pavarësisht se është ose jo i fajshëm, ai kërkoi shpalljen e zgjedhjeve pa i dhënë të drejtë Veliajt ta cojë në Kushtetuese ku ai fitoi, teorikisht e njëjta duhet të ishte dhe për Ballukun. Ne kemi një zv/kryeministre të pandehur për korrupsion, ndaj e largojmë dhe vendosim një tjetër.
Në të dyja dosjet, nga faktet që kanë dalë deri tani përmendet kryeministri. Po të shohësh dosjen e Ahmetajt dhe Veliajn nuk është përmendur Rama. Ndërsa në dosjet e Ballukut dhe AKSHI-t tregojnë se ai është i përfshirë”, tha gazetari Erl Murati.
Erl Murati: pikëpyetja e madhe është pse ka ndryshuar papritur kryeministri qëndrim, në dosjen e Ballukut dhe Karcanaj ai del publikisht dhe i mbron të dyja.
Në rastin e Veliajt, kryeministri tha se pavarësisht se është ose jo i fajshëm, ai kërkoi shpalljen e zgjedhjeve pa i dhënë të drejtë Veliajt ta cojë në Kushtetuese ku ai fitoi, teorikisht e njëjta duhet të ishte dhe për Ballukun. Ne kemi një zv/kryeministre të pandehur për korrupsion, ndaj e largojmë dhe vendosim një tjetër.
Në të dyja dosjet, nga faktet që kanë dalë deri tani përmendet kryeministri. Po të shohësh dosjen e Ahmetajt dhe Veliajn nuk është përmendur Rama. Ndërsa në dosjet e Ballukut dhe AKSHI-t tregojnë se ai është i përfshirë.
