TIRANE- Kryeministri Edi Rama në një kohë kur la të nënkuptuar se nuk kishte ndërmend që të zhvillonte një përballje live me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç duket këtë fakt e konfirmon. Kështu, gjatë replikës me një komentues, Rama pohon se nuk ka ndërmend të merret me Bashën, duke refuzuar kështu kërkesën e këtij të fundit për debat.

KOMENTUESI 1: Zoti KRYEMINISTËR, nga Zoti Basha kam disa ditë që lexoj që ju fton për një përballje televizive dhe nga ana juaj nuk ka një reagim, përse nuk pranoi një përballje televizive zoti Kryeministër??

RAMA: Sepse nuk kam kohe per te humbur me Lulin qe e ka sahatin 12.00, boll e ndihmova, e nxorra nga cadra, tani te ece vete?✌️

rama

KOMENTUESI 2: Po sje aq patriot ti, qe ke ven ate flamur ne bluz kush eshtë patriot nuk korrupton vendin e vet ti dhe te gjith ata shoket e tu ne parlament. E kini fut borxh Shqiperin sa sdel dot per 100 mije vjet
RAMA: O Erjon shko ne shkolle se ikin shpejt vitet dhe ngelesh rrugëve

Rama 1

Rama mbajti të njëjtin qëndrim edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Kryeministri tha se politikanët që nuk kanë asgjë për të humbur kapen pas fijes së barit, ndërsa nuk ka ndërmend të ndihmojë Lulzim Bashën.

“Si rrotullohet bota i lutesha unë Lulit dil mor të të takoj, tani thotë ai eja në debat. Zakonisht politikanët që s’kanë asgjë për të humbur, kapen pas fijes së barit si i mbyturi dhe kërkojnë debat me ata që kanë gjëra shumë më serioze për të bërë sesa të bëjnë një shfaqje që nuk i shërben askujt. Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim, kështu që një shfaqje ku të shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar dhe i kanë stërlodhur, nuk kam ndër mend ta bëj. Dhe mbi të gjitha nuk jam në këtë fushatë të ndihmoj Lulin”- tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: