Tregjet e naftës duket se po e nisin javën ‘relativisht në mënyrë të ftohtë’, duke pasur parasysh ngjarjet sizmike në Lindjen e Mesme, por me vetëm rritje modeste të çmimeve.

Investitorët duket se vënë bast se ka vetëm 25% deri në 30% shanse për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit , përmes së cilës rrjedh një e pesta e naftës botërore. Kjo ndodh pavarësisht se parlamenti iranian thuhet se miratoi mbylljen. Pse pra tregjet nuk janë më në panik?

Së pari, me këtë veprim ka kërcënuar edhe më herët Irani,  edhe më parë dhe nuk ka pasur sukses. Vendimi duhet të merret gjithashtu nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit.

Një pjesë e ngushticës bie gjithashtu në ujërat e Omanit, me anijet detare që tashmë po i përmbahen gjithnjë e më shumë atyre ujërave.

Dhe më e rëndësishmja, mbyllja mund të jetë një hap i keq për vetë Iranin – më shumë se 80% e naftës që rrjedh përmes ngushticës shkon në Azi, kështu që Irani mund të ngurrojë ta trondisë Kinën. Pa përmendur ndërprerjen e rrjedhës së naftës së vet, një burim fitimprurës parash.

Dhe së fundmi, është transporti i gazit natyror të lëngshëm; nëse e ndërpresim këtë, Irani mund të ketë zemërimin e prodhuesve në Katar./BBC/

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb