PSG është kampione e Ligue 1. Parizienët ia kanë dalë të fitojnë titullin e 12-të në histori, që në javën e 31-të. Barazimi 3-3 i Mbappe-së me shokë ndaj Le Havre mbrëmë, kombinuar edhe me humbjen e Monacos ndaj Lyon sot, bëri që në Paris të nisë festa.

PSG ka zhvilluar një sezon fantastik në Francë, ku në 31 ndeshje ka grumbulluar 70 pikë. Ekipi i Luis Enrique ka provuar shijen e humbjes vetëm një herë, ndërsa numëron 10 barazime dhe 20 fitore. Për klubin është një titull i veccantë, pasi ky është trofeu i 50-të në histori. PSG është në garë edhe në Champions League dhe në Kupë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb