Lajm i keq për PSG. Sulmuesi Desire Doue do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë. Ai u dëmtua në sfidën ndaj Lorient, të zhvilluar këtë mesjavë.
“Sulmuesi Desire Doue ka dëmtuar kofshën e djathtë dhe do të jetë i padisponueshëm për disa javë”, konfirmoi Paris St-Germain.
Për dëmtimin e Doue foli edhe trajneri Luis Enrique. “Është gjithmonë lajm i keq kur ka lëndime”,- tha Enrique.
