Duke folur për kanalet zyrtare të klubit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat, mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, bëri analizën e tij.

“Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një finale.

Por duke parë prapa, mendoj se patëm një turne të jashtëzakonshëm.

Luajtëm kundër ekipeve shumë të forta dhe i mundëm, dhe arritëm në finale. Deri në këtë pikë, ishte shkëlqyeshëm, por nuk i shfrytëzuam shanset tona. Ishim shumë poshtë nivelit tonë të zakonshëm, poshtë aftësive tona”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb