Paris Saint Germain ka mposhtur me rezultat 2-1 Liverpoolin duke ia komplikuar kalimin në grupe anglezëve. Fillimisht, vendasit shënuan dy gola përmes Bernat (’13) dhe Neymar (’37), e më pas Milner barazoi nga pika e bardhë (’45).
Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin, dhe ndeshja u mbyllë me fitoren e vendasve. Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, hyri në lojë në minutën e 77-të, mirëpo nuk arriti t’i ndihmojë ekipit të tij që të nxjerrë rezultat pozitiv.
Me këtë fitore Paris Saint-Germaini gjitet në kuotën e 8 pikëve, një më pak se Napoli kryesues që fitoi ndaj Crvena Zvezdas. Liverpooli ka 6 pikë, ndërsa në xhiron e fundit luan pikërisht ndaj skuadrës italiane, ndaj të cilës duhet të fitojë. Ndërkohë që PSG ka detyrë më të lehtë pasi luan ndaj Srvena Zvezdës.
REZULTATET
Atletiko – Monako 2-0
Lokomotiva M. – Gallatasaraj 2-0
Dortmund – Klub Bruzh 0-0
Porto – Shalke 3-1
Napoli – Crvena Zvezda 3-0
PSG – Liverpul 2-1
PSV-Barcelona 1-2
Totenhem – Inter 1-0
BalkanWeb