Victor Osimhen mbetet një emër fiks në treguan e transferimeve, por Napoli po reziston këtë periudhë në pritje të ofertës më të mirë. Corriere dello Sport shkruan se PSG është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, për momentin janë ata ekipi më i interesuar. Përballë një presioni të tillë, presidenti De Lauretniis i ka vendosur çmim xhevahirit të tij: 150 milionë euro.

Osimhen mund të largohet, te PSG apo çdo skuadër tjetër, nëse palët e interesuara paguajnë shifrën që pretendon bosi i Napolit.
(BalkanWeb)
