Tekniku i Paris Saint-Germain, Luis Enrique doli në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpool në Champions. Ai tha se në këto dy përballje, nuk mund të ketë favoritë.
“Vitin e kaluar të gjithë e konsideronin Liverpool si favorit përballë nesh, por në fund u pa qartë se kush u kualifikua.
Këtë sezon shumëkush na sheh si favoritë, por unë mendoj se në çerekfinale të Champions nuk ekzistojnë të tillë”, është shprehur ai. PSG-Liverpool luhet në orën 21.00.
