Në kohë normale, 25 milion euro, aq sa kërkon Inter për Eriksen, nuk do të ishin aspak problem për një klub si PSG, por ja që pandemia ka prekur edhe “xhepat” e sheikëve. Mauricio Pochettino në daljen e tij të parë për mediat nuk mund ti shpëtonte pyetjeve të shumta në lidhje me disa lojtarë të lakuar së fundmi, mbi të gjitha Eriksen dhe Messi. Në lidhje me fantazistin danez, dikur lojtari më i rëndësishëm i tij për të tek Tottenham, tekniku argjentinas ai kaloi topin drejtorit Leonardo:
“Tani nuk është momente të flasin për zërat e merkatos. Duhet fillimisht të ri gjejmë të gjithë lojtarët e dëmtuar, kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë klubet dhe duhet të përshtatemi me rregullat e reja, por në çdo rast besoj se Leonardo do të bëjë zgjedhjet më të mira për klubin dhe për të arritur objektivat tona. Messi? Babagjyshi ma bërë dhuratën e tij duke më sjell në një klub të tillë. E vetmja gjë që mund të them është se çdo lojtarë i madh këtu është i mirëpritur”, u shpreh Pochettino.
(BalkanWeb)
