Projekti i ri i PSG ka nisur të marrë formë, të paktën në letër, pasi nuk ka më asnjë dyshim në lidhje me trajnerin e ri. Klubi francez ka gjetur prej kohësh akordin me Luis Enrique, ish trajneri i Spanjës dhe Barcelonës do të firmos një kontratë 2-vjeçare, por zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet vetëm pasi klubi të jetë liruar nga Christophe Galtier.

Lequipe
Lequipe

Mediat franceze kanë zbuluar dhe lëvizjet e para në hyrje. Lucas Hernandez do të jetë goditja e parë, mes PSG dhe Bayern Munich ka një akord total. Në Paris do të zbarkojë edhe Milan Skriniar, me sllovakun që vjen falas. Afrimi i radhës do të jetë Marco Asensio, edhe sulmuesi spanjoll vjen falas pasi i ka përfunduar kontrata me Real Madrid.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb