Luis Enrique, trajneri i PSG, foli në konferencë për shtyp në prag të takimit gjysmëfinal të Champions League ndaj Arsenalit.
“Këto janë gjysmëfinalet e Champions, ka ende dy ndeshje mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv, dy kundërshtarë që duan të bëjnë mirë. Çelësi do të jetë menaxhimi i presingut, tërheqja… Do të duhet të menaxhojmë gjithçka në mënyrën më të mirë.
Sa për shanset e Topçinjve për të arritur në finale: “Unë nuk flas mirë apo keq për kundërshtarin. Në fund të fundit, ata janë , kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me trajnerin e tyre prej disa vitesh. Të gjithë e meritojmë të jemi këtu. Më pëlqen më shumë skuadra ime, prandaj jam këtu.