PSV-Dortmund ndahen në paqe në aktin e parë, një barazim 1-1 që sigurisht i shkon përshtat ekipit gjerman. Ashtu siç pritej, dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim, por nuk ishin të qartë në pasin final.
Në minutën e 24-të, Dortmund kaloi në avantazh fal një goli fantastik të realizuar nga Malen, i cili bëhet holandezi i parë që i shënon një ekipi nga vendi i tij në fazën me eliminim direkt. Nuk festoi për shkak të kaluarës së tij, si pjesë e PSV.
Në fraksionin e dytë, në minutën e 56-të, vendasit fituan një 11-metërsh, për faull në zonë të shkaktuar nga Hummels. Luuk de Jong u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Me këtë gol, De Jong bëhet golashënuesi më i mirë në Champions në historinë e PSV, nëntë gola në këtë kompeticion. Minuta e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat, me dy ekipet që lënë gjithçka pezull në ndeshjen e kthimit.
“Ata janë me të vërtetë një ekip i mirë, një ekip agresiv, për këtë arsye mendoj se barazimi 1-1 është një rezultat i mirë. Në mund të bëjmë shumë mirë se kaq”, u shpreh Emre Can pas ndeshjes.
“Mendoj se të dy ekipet kishin shanset e tyre. Malen realizoi një gol të bukur. Në luajtëm lojën tonë dhe besoj se bëmë mirë, kishin një kontroll të mirë të topit”, theksoi De Jong pas ndeshjes.
(BalkanWeb)