Kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Konjufca që të publikojnë marrëveshjen e fshehtë të Kosovës me Serbinë.

Ai theksoi se do të jetë i pari ai që do të votojë kundër në rast se ka fakte dhe argumente për këtë marrëveshje.

“Një element që po më duket shumë shqetësues, ju po i referoheni një marrëveshjeje për të cilën unë as ma të voglën ide s’e kam për marrëveshjen që po flisni, na bindni që është e rrezikshme, silleni në Kuvend. Publikoni ato fakte, je kryeministër, je ministër i Jashtëm keni përgjegjësi, jo vetëm fjalë, publikoni cilat janë ato fakte, unë i pari do të votoj kundër”, tha Gashi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb