Ming-Chi Kuo, analist tek kompania KGI Securities, ka sjellë gjithmonë informacione rreth pajisjeve të Apple-it. Parashikimet e tij kanë rezultuar gjithmonë të sakta. Kompania ka publikuar së fundmi një raport ku shfaqen disa nga specifikat e telefonave inteligjentë të ardhshëm të Apple-it, iPhone 6s dhe 6s Plus.

Në raport shkruhet se Apple do të vazhdojë të përdorë ekrane me madhësi 4.7 inç dhe 5.5 inç edhe tek telefonat e rinj. Pritet gjithashtu se të dy telefonat të fuqizohen nga çipi A9 dhe të përmbajnë 2GB RAM.

Apple do të rrisë më në fund rezolucionin e kamerës së pasme në 12 megapikselë, duke e krahasuar me kamerën 8 megapikselë që përdor iPhone 6. Kompania do të përdorë gjithashtu safir tek ekrani dhe kasa prej metali, citon krokodili.

Sensori Touch ID do të përmirësohet edhe më shumë, dhe do të ofrohet një version i telefonave me ar ngjyrë rozë. KGI Securities parashikon që Apple do të mund të shesë gati 80-90 milionë njësi deri në fund të vitit.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: