Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja që tronditi Greqinë, ku piloti Babis, vrau pamëshirshëm gruan e tij 20-vjeçare Caroline në sytë e vajzës së tyre 12-mujashe. Mediat kanë zbuluar, se 32-vjeçari shoqërohej me një trasgjinore të njohur në zonë, e cila njihej nga të gjithë me emrin Emmanuela.

Mediat greke kanë publikuar pamje të saj, në të cilat shfaqet në poza intime, disa prej të cilave raportohet se i ka shpërndarë edhe me pilotin 32-vjeçar nëpërmjet telefonit. Pavarësisht se lajmi është shpërndarë gjerësisht në media, sërish Policia nuk ka konfirmuar asnjë nga lajmet, por vetë trans gjinorja ka pranuar gjithçka.

Ajo ka rrëfyer se e kishte njohur menjëherë pilotin në momentin kur kishte dalë në telefon. Ndërkohë as Babis nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi për këto aludime. Kujtojmë se ai u arrestua para një muaji pasi pranoi se kishte mbytur të shoqen.

Piloti e fshehu për ditë të tëra krimin, duke sajuar histori të ndryshme me grabitës, disa prej të cilëve sipas tij ishin shqiptarë. Por, kamerat e sigurisë së shtëpisë, rrëfimi i tij dhe ora biometrike që 20-vjeçarja mbante në duar hodhën poshtë pretendimet e tij, i cili më pas pranoi dhe rrëfeu me detaje se si e kreu vrasjen.

Ai ka shpjeguar se me Caroline kanë qenë në prag divorci, ndërkohë që ajo kishte kërcënuar se do të largohej së bashku me vajzën, kjo sipas tij është dhe arsyeja se përse ai e vrau.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb