Sot në mesditë u publikuan rezultatet e regjistrimit të realizuar vitin e kaluar në Maqedoni e Veriut dhe diasporë. Pas shumë muajve pritje dhe mos durim mes qytetarëve, përfundimisht dolën statistikat sipas te cilave nga popullsia e përgjithshme, rezulton se maqedonas janë 1,137,030 banorë ose 54,21% e popullsisë.
Shqiptarët janë popullsia e dytë në Maqedoni sipas numrit, me numër të përgjithshëm prej 619,187 banorë, ose 29,52 përqind. Prej tyre 24.3 për qind janë rezidentë, ka konfirmuar Enti Shtetëror për Statistika pas procesit të regjistrim të popullsisë.
Më pas vijojnë turqit me 83,443 banorë, ose 3,98%. Romët janë 49,104 banorë ose 2,34%. Serbët janë 24,759 banorë ose 1,18%. Boshnjakët 18,163 banorë ose 0.87%. Vllehët 9,208 banorë ose 0,44 përqind. Në total, në Maqedoni popullsia e përgjithshme shënon 2,097,319 banorë.
Në total, popullsia e cila qëndron në Maqedonine e Veriut, eshte 1,836,713. Sa i përket popullsisë jorezidente ose qytetarët të cilët kanë emigruar ne vendet e huaja vërejmë se numri i shqiptarëve është pothuajse tre herë më i madh. Kështu, maqedonasit si popullsi jo rezidente janë regjistruar 63,731 të tillë, ose 24,45%. Shqiptarët jo rezident janë regjistruar 172,942 ose 66,36%.
