MILANO- Policia e Milanos ka publikuar sot një foto të autorit të sulmit të Berlinit, Anis Amri teksa ecën në stacionin qendror të qytetit. Foto është shkrepur në orën 00:58 të 23 dhjetorit, ndërsa dy orë më vonë ai mbeti i vrarë pas përleshjes me policinë në sheshin San Giovanni. Sipas skemës së ndërtuar nga hetuesit e çështjes dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, terroristi tunizian kishte kaluar nga Lyon në Chambery, para se të vinte në Torino, e më pas kishte ndalur në stacionin e Bardoneçhia, në Torinese. Pas kësaj kishte arritur në stacionin qendror të Milanos me autobus.
24-vjeçari tunizian u vra nga policia gjatë një konflikti me armë zjarri në 23 dhjetor në Milano rreth orës 3 të mëngjesit. Pasi ishte pikasur nga karabinierët, ai kishte nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar drejt agjentëve.
Një prej policëve të rinj, që kishte 9 muaj në shërbim e ka qëlluar 24-vjeçarin duke e vrarë. Vetë agjenti është plagosur në shpatull nga një armë e kalibrit 22 mm. Tuniziani akuzohej se mbrëmjen e 19 dhjetorit hyri me një kamion një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave si dhe plagosen e 48 të tjerëve.
(ed.me/BalkanWeb)
