Publikohet lista e maturantëve fitues të programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Dega më e kërkuar mbetet Mjekësia e përgjithshme, me mbi 3183 maturantë, të cilët kanë konkurruar për të fituar këtë program studimi.

I jashtëzakonshëm është interesi edhe për degën e Infermierisë së përgjithshme, ku kanë aplikuar në total 4313 maturantë në gjithë vendin.

Mjekësisë së përgjithshme i janë shtuar 100 kuota më shumë për maturantët e këtij viti dhe rrjedhimisht mesatarja e nevojshme për ta fituar këtë degë studimi është ulur.

Regjistrimet në universitet për raundin e parë fillojnë në datë 2 shtator dhe zgjasin deri më 15 shtator.

LISTA E FITUESVE

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb