Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë publikuar një video të papublikuar më parë të ish-liderit të organizatës, Yahya Sinwar, me rastin e trevjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023. Pamjet, sipas Hamasit, janë xhiruar në zonën Tel al-Sultan në Rafah, në Rripin e Gazës, disa ditë para vdekjes së Sinwar në tetor 2024. Në video shfaqen gjithashtu Mahmoud Hamdan, komandant i batalionit Tel al-Sultan, dhe Anis al-Darbi, të cilët përshkruhen si bashkëpunëtorë të afërt të Sinwar.
Sipas përshkrimit të publikuar nga krahu i armatosur i Hamasit, në pamje Sinwar dhe komandantët e tjerë diskutojnë për përballjen me forcat izraelite në Rripin e Gazës. Sinwar u vra nga forcat izraelite në tetor 2024, rreth një vit pas sulmit e 7 tetorit 2023.
Qassam released the uncensored footage of Yahya Sinwar on frontline in Tel al-Sultan, Rafah, from the days before his assassination in October 2024; he is with Tel al-Sultan Battalion commander Mahmoud Hamdan and company commander Anis al-Darbi. [Qassam Brigades 5/10] https://t.co/lu5i7NrPAl
— Jon Elmer (@jonelmer) October 6, 2026
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Brigadave al-Qassam, Abu Obeida, ka publikuar një deklaratë me rastin e trevjetorit të sulmit të 7 tetorit. Ai e cilësoi atë si një “arritje të jashtëzakonshme ushtarake”, duke pretenduar se planifikimi dhe ekzekutimi i operacionit treguan një nivel të lartë përgatitjeje dhe fshehtësie.
Abu Obeida tha se kanë kaluar tre vjet që nga ajo që ai e përshkroi si goditje ndaj doktrinës së sigurisë izraelite, ndërsa deklaroi se Palestina nuk do t’i harrojë personat që e kanë mbështetur. Në deklaratën e tij, zëdhënësi i al-Qassam iu referua gjithashtu sulmeve me dronë të kryera nga grupe të lidhura me Iranin nga drejtime të ndryshme, përfshirë Jemenin dhe Irakun. Ai la të kuptohej se mund të ketë sulme të reja ndaj Izraelit nga fronte të tjera, duke përmendur edhe mundësinë e hapjes së një fronti nga drejtimi i Perëndimit.
