Mediat botërore kanë publikuar një video, ku shfaqet El Chapo duke dhënë intervistë për jetën e tij, e regjistruar në vitin 2016, kohë kur ai u arrestua nga autoritetet.

Në atë kohë, El Chapo njihej si i burgosuri numër “3870”, ndër Zotët e drogës në Meksikë. Pamjet, të marra për herë të parë nga faqja e internetit e lajmeve Latinus, tregojnë Guzman duke iu përgjigjur një seri pyetjesh në burgun Altiplano, një burg i sigurisë së lartë në Meksikë.

Joaquin “El Chapo” Guzman deklaron se është një fermer, ndërsa kur e pyesin se kush është gruaja, shprehet se është martuar me Alejandrina Salazar, ndërsa jeton me Emma Coronel , raporton Reuters. Guzman është treguar duke nënshkruar dokumentet ndërsa ishte i veshur me një bluzë ku mbishkruhej numri “3870”.

Në video duket momenti kur Guzman qethet dhe i priten mustaqet. Ai më pas kontrollohet, përpara se të futet në qelinë e tij. Në vitin 2015, “El Chapo” shpëtoi nga i njëjti objekt përmes një tuneli 1 milje të gjatë që u hap në zonën e dushit të qelisë së tij.

 (d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb