Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka publikuar sot tri kërkesa për të dalë nga kriza në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, ai tha se BE ka paraqitur tri kërkesa të qarta:
-Zgjedhjet e reja lokale në veri
-Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës
-Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Borrell ka shtuar se nëse palët dështojnë në plotësimin e tyre, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet me BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: