NGA ZONJA VJOLLCA

Përbërësit
1 pako puding vanilje
500 ml qumësht
2 banane
1 pako biskota
½ kuti qumësht të kondensuar
100 ml pana ëmbëlsire
50 gr çokollatë

Përgatitja
Fillimisht vendosim qumështin në zjarr. Sapo ai të ngrohet shtojmë pudingun të tretur me pak qumësht. E trazojmë vazhdimisht dhe sapo të marrë valë e largojmë pudingun dhe e lemë mënjëanë të ftohet duke shtuar dhe qumështin e kondensuar.
Ndërkohë thërrmojmë biskotat me dorë, bananet i presim në feta ndërsa çokollatën e presim me thikë hollë. Vendosim në një tas të vogël panën e ëmbëlsirës dhe e rrahim derisa të kthehet në krem.
Në gotat ku do të servirim pudingun vendosim fillimisht një shtresë me biskota më pas një shtresë të hollë me puding. Fetat e bananes i vendosim tek pudingu, i trazojmë dhe vendosim përsëri një shtrësë puding me banane në gotat e servirjes. Në fund vendosim panën e ëmbëlsirës dhe e spërkasim pudingun me çokollatën e zezë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: