Flaket e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Gjegjan të Pukës.
Ngjarja ndodhi në lagjen Haxhiaj të njësisë administrative Gjegjan, teksa mesohet se largësia e zonës me qendren e Pukës dhe terreni e bën të pamundur ndërhyrjen në kohë të shërbimit zjarrfikës.
Nga zjarri është djegur plotësisht banesa. Fatmirësisht nuk ka probleme për anëtarët e familjes Ndoj.
Si pasoje e zjarrit që përfshiu kullën e Zef e Pjetër Ndoj, 5 anëtarët e familjes kanë mbetur nën qiell të hapur.
Shkak për zjarrin paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.
