Paraditen e sotme në bregdetin e “Ranës se Hedhun” në Shëngjin janë gjetur një numër i madh me pula të ngordhura.
Pas marrjes se njoftimit nga media, drejt zonë bregdetare shkuan menjehere Inspektoriati i Mjedisit dhe ai Veterinar i Qarkut dhe Bashkise. Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për “BalkanËeb” se ata bene te mundur dizinfektimin dhe mblodhen shpendet e ngordhur qe do te dergohen ne ISUV per verifikime nëse ato kanë ngordhur prej gripit të shpendëve apo për arsye të tjera.
Veterineri Lek Prendi u tha mediave se tashme eshte hapur nje hetim per kete rast dhe do te kete verifikime sebashku me autoritete te tjera, por garantoi se ne kete qark nuk ka asnje rast te gripit te shpendeve dhe se nuk behet fjale per ndotje te kesaj zone.
“Zyra e Veterenarisë në Lezhë erdhëm në terren në pikën ku janë konstatuar pulat e ngordhura. Në këto mjedise nuk ka asnjë shtëpi banimi, asnjë fermë që rriten shpëndë. Ato janë në Ranën e Hedhun, të gjitha pulat u evidentuan, u futën në qese p[ër t’u asgjësuar dhe në vendin ku u gjetën u bë dizinfektimi i vendit. Nuk ka asnjë rast të dyshimtë se ka të bëjë me gripin e shpendëve. Duhet të bëjmë hetime se nga kanë ardhur.Lezha deri më sot nuk ka asnjë rast të ngordhjes së shpëndëve me grip.”
(BalkanWeb)
