NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 pulë mesatare
60 gr gjalpë
3-4 lgj miell miell
150 gr arra
7-8 thelpinj hudhër
2 lgj uthull
1 lk piper i kuq + gjalpë
Pergatitja
Fillimisht lajmë pulën, e presim në copa, më pas e vendosim në një tenxhere dhe e kardisim pak sa të ndryshojë pak ngjyrë. Shtojmë më pas në tenxhere ujë të vluar dhe e lemë mishin e pulës të ziejë për 30 minuta derisa ai të zbutet.
Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin për 3 minuta (pa i dhënë ngjyrë të errët, vetëm sa të zverdhet pak). E shuajmë më pas me lëngun e pulës dhe e lemë të ziejë për 5 minuta.
Shtypim hudhrat mirë me pak kripë dhe piper të zi dhe i trazojmë me 2 lugë uthull dhe më pas i shtojmë në tenxheren ku kaurdisim miellin. E lemë qullin me miell dhe hudhra të ziejë dhe për 5 minuta të tjera derisa lëngu të jetë lidhur dhe trashur pak. Fikim zjarrin dhe shtojmë arrat e grira shumë imët ose të shtypura në havan. I përziejmë, i lemë pak të marrin shije dhe në fund shkrijmë pak gjalpë me piper të kuq dhe spërkasim gatimin.
(da.xh/Vila24/BalkanWeb)
