Nga: ZONJA VJOLLCA*
200 gr oriz kokërrgjatë
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
400 gr fileto pule
1 ls miell
4 lgj pluhur kokosi
250 ml qumësht
3 lk kerri
1 lk xhinxhër
Majdanoz
1 spec i kuq pak djegës
1 karrotë
1 kungull
1 brokoli
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë në zjarr dhe sapo uji të fillojë të vlojë shtojmë në të një lugë vaj ulliri dhe orizin të cilin e lemë të ziejë për 18 minuta.
Ndërkohë filetot e pulës i presim në kubikë me brinjë 2 cm dhe i pudrosim lehtë me miell. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në gjysëmfeta dhe hudhrën e grirë hollë, më pas shtojmë pak xhinxhër të grirë imët dhe kubikët e mishit të pulës. E përziejmë mishin e pulës me qepën duke shtuar kripën dhe kerrin të cilin e shtojmë gradualisht. Më pas shtojmë ne tigan karrotën, kungullin e njomë të prerë në feta dhe 4-5 lule të vogla brokoli. I perziejmë vazhdimisht jo me lugë por duke levizur tiganin. Në fund shtojmë specin e kuq djegës dhe qumështin e trazuar me pluhurin e kokosit dhe e lemë derisa salca të fillojë të trashet. E pudrosim gatimin me piper, me pak pluhur kerri dhe me majdanoz të grirë dhe e servirim pulën me perime dhe kerri në një pjatë bashkë me orizin kokërrgjatë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb