Nga: ZONJA VJOLLCA*
Pulë me perime
700 gr kofsha pule
1-2 patëllxhanë
2 speca me ngjyrë
2 kokrra domate
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
Rozmarinë
Trumzë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2-3 lugë gjelle uthull balsamike
Pak sheqer
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Fillimisht presim në kubikë mesatare të gjitha perimet. Vendosim tiganin në zjarr dhe kaurdisim në fillim qepën me hudhrat, me pas shtojmë specat dhe domatet. Vendosim erëzat rozmarinën, piperin e zi, piperin e kuq dhe kripën dhe e lemë gatimin në zjarr mesatar për 10 minuta. Në një tigan tjetër pasi kemi marinuar pulën me kripë dhe piper e kalojmë në skuqje në të gjitha anët më pas i bashkojmë kofshët e pulës me perimet në një tavë të veme (ose dhe veç e veç) dhe i vendosim në furrë për 15-20 minuta në temperaturën 180 gradë Celsisus. E servirim gatimin të spërkatur me pak uthull balsamike të trazuar me pak sheqer.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb