Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pulë
1 kokërr qepë
300 gr rosnica
2 lgj gjalpë
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, nenexhik
Lajmë dhe thajmë pulën dhe e presim atë në copa. Në nje tenxhere vendosim 1 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet. Më pas shtojmë copat e pulës i kaurdisim pak së bashku me qepën dhe më pas shtojmë kripë, piper të zi dhe ujë derisa të mbulohen copat e pulës, dhe e lemë të ziejë për 30 minuta. Më pas largojmë copat e pulës dhe i vendosim në një tavë duke i lyer me pak gjalpë. I vendosim në furrën e parangrohur sa të marrin një faqe të kuqerremtë. Në një tigan me 1 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë kaurdisim rosnicat derisa ato të zverdhen, shtojmë lëngun e pulës pak mbi nivelin e rosnicave, i trazojmë, vendosim kapakun dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare për 10 minuta duke i trazuar herë pas here. I provojmë për shije dhe i largojmë kur të jenë zjerë dhe të jenë të shkrifta. I shërbejmë rosnicat duke vendosur dhe copat e pulës. Nëse dëshirojmë mishin e pulës bashkë me rosnicat mund t’i lemë dhe për pak minuta në furrë.
(er.cu/BalkanWeb)
