Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas sulmit ndaj televizionit News24, duke e cilësuar atë një goditje ndaj medias së lirë.

Gjatë një interviste për News24, ai tha se e ka pritur me dhimbje dhe shqetësim këtë ngjarje. Sipas tij, puna e News24 është një mision dhe rikthimi në transmetim është një hap i rëndësishëm.

Shehu paralajmëroi se vendi po rrëshqet drejt diktaturës përmes goditjes së lirisë së medias.

Tritan Shehu: Ju tashmë do të rinisni punën. Puna e News24 është mision. Regjimet sulmojnë median e lirë.

Vendi po rrëshqet në diktaturë. Sulmin ndaj News24 e prita me dhimbje dhe me shqetësim. Tashmë jeni rikthyer dhe shpresoj që gjërat të ecin mire dhe rikthimi të jetë akoma më i fortë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: