Zërat që e lidhin Mats Hummels me Bayern Munchen bëhen gjithnjë e më të zhurmshme. Mediat gjermane shkojnë edhe më tej duke e bërë fakt të kryer, madje zbardhin edhe disa detaje: Bayern ka gati një ofertë prej 30 milionë euro për të rikthyer Hummels në Mynih.

Edhe pse tifozët janë kundër shitjes së kapitenit, Dortmund nuk do ia lejonte vetes që ti largohet një tjetër lojtarë me parametra zero, si ndodhi me Lewandowskin. Hummels ka një kontratë që i skadon në vitin 2017-të, nëse Dortmund nuk pranon ta shesë këtë verë mbrojtësin, rrezikon që vitin e ardhshëm ta humbasë me parametra zero.

Bayern jo vetëm që ka gati 30 milionë euro për kartonin e tij por pritet ti ofrojë vetë lojtarit 10 milionë euro në sezon. Vetë drejtuesit e Dortmund kur pyeten për Hummels as nuk e pohojnë dhe as nuk e mohojnë një largim të mundshëm përpara përfundimit të kontratës, një heshtje e cila flet shumë.
(er.shk/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb