Analisti Agim Baçi i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se punën e SPAK, kryeministri Edi Rama po e kthen në fushatë.

Baçi thekson se kryeministri duhet që të miratojë votën e diasporës. Ai shtoi se nëse ekipi i Ramës ha kumbulla pas shpine, i bie që kryeministri është i paaftë e duhet të japë dorëheqjen.

Agim Baçi: Rama duhet të miratojë votën e diasporës. Rama, faktin që shumë zyrtarë pranë vetes po thirren në SPAK, e shet si diçka pozitive. Politikisht Rama mundohet të thotë se ne bëmë drejtësi, thotë se nuk ndërhyj tek drejtësia. Nuk kam gëzim të madh kur shkojnë njerëzit në burg, por SPAK po këmbëngul. Njerëzit që marrin votën e shqiptarëve duhet të japin llogari. Çfarë është kjo që Berisha i thotë Strukturës së Posaçme SKAP, Meta i thotë SPAK torollak. Nëse ekipi i Ramës hanka kaq shumë kumbulla pas shpine, i bie të jetë i paaftë e duhet të ikë. Se këta që hanë kumbulla pas shpine, mund edhe të shkaktojnë probleme të shumta. Përgjegjësia penale është individuale, përgjegjësia politike është e atij që e ka zgjedhur. Nuk ka logjikë kjo që del çereku i qeverisë në kërkim dhe Rama na dilka i pafajshëm. Punën e SPAK Rama e kthen në fushatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: