Punimet në rrugën përkrah sinagogës së Sarandës kanë ngjallur shqetësime në komunitetin e trashëgimisë kulturore. Auron Tare, ish-drejtor Parkut të Butrintit, kujton se ndërsa politika shqiptare mburret për shpëtimin e hebrenjve apo ndihmën ndaj tyre, në jug të Vendit, sinagoga, tempulli i dytë më i hershëm hebraik në Ballkan, vihet përballë buldozerëve e çekiçëve.

Zonat arkeologjike si kjo kanë më së paku një zonë sfungjer, sepse tempulli nuk mbaron aty mbarojnë muret e dukshme të tij. Megjithatë Saranda ribën punimet që bëri në vitin 2018 thotë Tare. Dy arkeologë të qytetit, Genci Kaçi dhe Halil Shabani, e shohin situatën jo shqetësuese.

“Punimet janë jashtë monumenteve, është bërë një studim dhe projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Monumenteve. Punimet në pjesën veriore të bazilikës, janë sipërfaqësore e të përsëritura. Nuk ka asnjë rrezik”, thotë Kaçi. Sipas Halil Shabanit, “segmenti qe jemi ne është krahu i tjetër i bazilikës së madhe. Thellësia e punimeve nuk e kap shtresën kulturore”, thotë ai, ndërsa kujton një projekt të vjetër për rivlerësimin e zonës arkeologjike. Legjenda e judenjve të Selanikut, është se janë pasardhës të lundërtarëve judenj që lundruan me anijen që u mbyt afër Sarandës, rrënojat e së cilës u gjetën pak kohë më parë, duke krijuar lidhje mes dëshmive të qytetit e detit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: