Punimet për ndërtimin e urës së tipit “Bailey” në fshatin Qafzez janë në ditën e fundit, duke rikthyer së shpejti qarkullimin normal për banorët e 12 fshatrave të bashkisë Kolonjë. Vendosja e kësaj ure erdhi si zgjidhje e menjëhershme pas dëmtimit të urës ekzistuese, që la komunitetin pa një lidhje alternative lëvizjeje.

Ura u dëmtua gjatë reshjeve të javëve të fundit në qarkun e Korçës.

Nisma u mor pasi institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë përcolli shqetësimin e banorëve tek autoritetet qëndrore. Majori i Batalionit të Xhenios, Arben Rira, nënprefekti i Kolonjës, Adriatik Braçe, përfaqësues të emergjencave civile të prefekturës dhe bashkisë Kolonjë, si dhe inxhinierët specialiste inspektuan zonën dhe vendosën se ndërtimi i urës Bailey ishte zgjidhja më e shpejtë për rikthimin e kalueshmërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht, punimet kanë hyrë në fazën e tyre të fundit dhe ura pritet të vihet shumë shpejt në funksion të komunitetit.

Institucionet falënderojnë banorët e zonës për durimin, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb