Kryeministri Edi Rama është i kënaqur me ritmin e punimeve për fushën e futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës. Rama nuk ka hezituar të shpërndajë edhe disa imazhe, ku thekson se ky investim është shumë i rëndësishëm.

“Kantieri i punimeve për fushën e re të futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” po ecën me ritme të mira.

Një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar”, shkruan numri një i qeverisë në rrjetet sociale.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb