Deputetja e PD dhe njëherazi kryetare e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me rikonstruksionet që po bëhen në burgin famëkeq të Spaç.

Zhupa ka kërkuar një seancë dëgjimore urgjente me përfaqësues të MEKI, të IKTK, të shoqata të ish të përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë çështje.

503899275 1047547764229742 5285235886144487872 N
503899275 1047547764229742 5285235886144487872 N

Reagimi i plotë:

Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në burgun e Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.

Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.

Askush nuk mund të retushoj, zbukuroj, apo tjetërsoj historinë!

Historia mësohet dhe trasmetohet për u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë.

(BalkanWeb) 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb