Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, në një kantier ndërtimi në kryeqytet.
Punonjësi i ndërtimit, Rrahman Mija, rreth 66 vjeç, humbi jetën pas një rënie nga lartësia gjatë punës në një objekt në ndërtim në zonën e Kinostudios.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në një ndërmarrje e identifikuar si “Andi Construction” pranë rrugës “Aleksandër Moisiu”.
Policia njoftoi se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik dhe dokumentimin e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
(BalkanWeb)
