KINE – Punonjësit e një banke në Kinë janë ndëshkuar në një mënyrë të pazakontë për performancën e tyre të dobët në punë. Në internet po qarkullon një video, ku duket mënyra e çuditshme se si ndëshkohet stafi, duke u goditur nga shefi me shkop në të pasme.

Mediat shkruajnë se pasi i qëlloi në të pasme, shefi u preu edhe flokët punonjësve në formë ndëshkimi.
Videoja ka shkaktuar zemërim te njerëzit, në lidhje më mënyrën si trajtohen punonjësit, ndërsa dy drejtuesit të bankës janë pezulluar nga puna, pas publikimit të pamjeve.


(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: