Një roje sigurie ka pranuar se ka spiunuar për Rusinë ndërsa punonte në Ambasadën Britanike në Berlin.

Prokurorët pretenduan se David Smith, 58 vjeç, kishte dashur të dëmtonte Britaninë e Madhe dhe ambasadën ku kishte punuar për tetë vite, ndërsa ai u akuzua për mbledhjen e informacionit në lidhje me ambasadën dhe nxjerrjen e dokumenteve sekrete.

Smith u deklarua fajtor në Old Bailey për tetë akuza sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare, ndërsa thuhet se ai donte të jetonte në Rusi ose Ukrainë gjatë kohës që i dha inteligjencës sekrete dokumenta nga maji 2020.

Prokurorët thanë se ai ishte i shtyrë nga një urrejtje e fortë për vendin e tij dhe i zemëruar nga valëvitja e flamurit në mbështetje të komunitetit LGBT.

Smith, tani pa vendbanim të caktuar, u deklarua fajtor për akuzat më 4 nëntor, por fillimisht u vendosën kufizime për raportimin, të cilat u hoqën të premten pasi prokuroria tregoi se nuk do të kërkonte një gjyq për një akuzë të nëntë që ai e kishte mohuar.

Smith do të dënohet në një datë të mëvonshme dhe përballet me një burgimtë mundshëm prej 14 vitesh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: