Nga: ENEIDA CAKERRI

500 gr. patate
1/2 gotë qumësht
30 gr. gjalpë
3 qepë të njoma
1 spec i kuq
4-5 feta sallam në kubikë
1 vezë
Pak djath kaçkavall
Kripë
Piper
Pak galetë
Majdanoz

Pastrojmë patatet dhe i presim më katërsh. Ziejmë ujin dhe hedhim patatet brenda të ziejnë deri sa të zbuten.
Shkrijmë gjalpin në tigan dhe shtojmë qepët e njoma te prera, bashkë me specin e kuq dhe i skuqim 2 minuta. Heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen pak.
Patateve u heqim ujin, i lëmë të thahen pak fhe i shtypim me pirun. Shtojmë qumështin dhe i trazojmë mirë.
Tek qepët shtojmë sallamin, vezën, kripë, piper, majdanoz. E bashkojmë me purenë e patateve dhe e shtrojmë në tavë. Nga lart e spërkasim me galetë dhe djath kackavall. E pjekim në 230 gradë për 20 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb