Verë e nxehtë për ish-miss World Albania 2019 dhe njëherësh moderatoren e njohur Atalanta Kërçyku.

Pasi ka mbyllur me sukses sezonin televiziv, ajo ka gjetur kohë të pushojë. Vetëm se këto ditë vere nuk kishin sesi të kaloheshin vetëm.

Atalanta ka zgjedhur Mykonos për të kaluar disa ditë sa romantike, aq edhe luksoze. Themi romantike, sepse nga ajo që kemi mundur të mësojmë, prezantuesja në këto pushime shoqërohet nga i dashuri i saj.

Ndonëse në rrjetet sociale ka preferuar të mos ndajë foto me partnerin, nga burimet tona kemi mundur të mësojmë se çifti i ri ka qenë së bashku në ishullin luksoz të Greqisë. Ky është një ndër çiftet më të reja të krijuara muajt e fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo dhe partneri i saj prej pak muajsh janë së bashku dhe duket se këto pushime kanë qenë periudha më e mirë për të shijuar disa ditë të nxehta larg syrit të publikut. Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, djaloshi fatlum është një biznesmen nga Tirana, një emër i njohur në qarqet sociale të kryeqytetit. Ai dhe Atalanta duket se kanë shijuar disa ditë luksi në Mykonos, në një nga restortet më luksoze.

Do të na duhet të presim edhe disa kohë për të parë një foto të çiftit, që duket se ende preferon ta jetojë këtë histori larg syrit të publikut. /PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb