Pushimet luksoze të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko dhe të Prokurorit të Përgjithshëm nxitën sot zemërim në mesin e ukrainasve, ndërsa vendi po përballet me një nivel të lartë korrupsioni në radhët e elitës drejtuese.

Pak pas festimit të Vitit të Ri në Ukrainë, Poroshenko së bashku me dhjetë bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë u nisën për shtatë ditë pushime në një ishull privat në arkipelagun e Maldiveve, raportoi televizioni ukrainas, Skhemi, më 18 janar.

Dy javë pas këtyre publikimeve, i njëjti program njoftoi sot se prokurori i përgjithshëm Iouri Loutsenko kishte kaluar gjithashtu pushimet së bashku me familjen e tij në ishujt Seishell, që i kishin kushtuar 52 000 euro.

Dy raportimet e Skhemi shkaktuan një valë zemërimi në këtë shtet, i cili po përballet me ekzistencën e korrupsionit, kryesisht brenda elitës drejtuese./ATA
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb