Presidenti rus Vladimir Putin po shijon disa ditë pushimesh në Siberi me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu. Gjatë këtyre mini pushimeve ai ka treguar një seri fotosh ku shfaqet në pyje i veshur me një komplet lëkure. Ky set fotografik për disa do të ishte një përgjigje e re për Biden që e kishte cilësuar atë ‘një killer’.
Putin dhe ministri i mbrojtjes Shoigu kanë lëvizur me një foristradë gjatë shëtitjeve të tyre. Makinën e drejton presidenti rus, i cili shfaqet me një buzëqeshje relaksuese. Fotot e tregojnë atë gjithashtu teksa shëtit në pyll, duke kaluar mbi një urë të varur në lumë dhe sheh me dylbi faunën e zonës. Pas shëtitjes të dy kanë ngrënë një drekë në ajër të pastër, të ulur mbi stola që janë të mbuluara me peliçe.
Në foto presidenti rus shfaqet i qetë pak ditë pas tensioneve diplomatike që shpërthyen në SHBA, ku presidenti Joe Biden e kishte cilësuar atë ‘një vrasës’. Replika e Putin ndaj Biden nuk mungoi: ”Kush e thotë këtë e di që është vet’.
