Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u shua sot në moshën 73-vjeçare.

“Pusho në Paqe, Kryetar!
Vetëm njohja e rrënjëve dhe nderimi i tyre stabilizon të tashmen dhe garanton të ardhmen.
Lamtumirë”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Fatos Nano u lind më 16 shtator 1952 në Tiranë, në një familje të lidhur me artin dhe kulturën. Ai përfundoi studimet për Ekonomi Politike në Universitetin e Tiranës dhe më vonë ndoqi specializime jashtë vendit, përfshirë Vjenën, ku ishte studiues pranë Institutit të Studimeve Ekonomike të vendeve të Lindjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb