Mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka kaluar pa vëmendjen as të qytetarëve të thjeshtë, ndjekës në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.
Ka mjaftuar postimi i një video në profilin e Ramës, ku shihen momente nga mbledhja e tij me deputetët socialistë, që komentet të vërshojnë poshtë këtij postimi.
Një qytetare i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të gjatë ku shkruan se pushteti shpesh shndërrohet në një strehë personale dhe egoiste, në vend që t’i shërbejë qytetarit.
Sipas saj, drejtuesit shpesh harrojnë pse janë në poste drejtuese dhe kush janë ata që përfaqësojnë.
“Pushteti nuk është privilegj për t’u shijuar, por barrë për t’u mbajtur me dinjitet.
Nëse një drejtues nuk i shërben qytetarit, për çfarë duhet të qëndrojë në post?
Gjithashtu ajo nënvizon mungesën e përgjegjësisë dhe respektit në qeverisje, duke vënë në dukje se disa drejtues flasin për reforma, por nuk zgjidhin problemet më të vogla të qytetarëve.
Në fund ajo e mbyll komentin duke theksuar se respekti është themeli i çdo shërbimi publik të vërtetë dhe i besimit qytetar.
Ndërsa një tjetër qytetar kërkon se pse nafta është më lirë në Kosovë dhe Maqedoni ndërsa në Shqipëri nuk po pëson rënie.
Po ashtu, ai thotë se dhe çmimet e ushqimeve bazë janë më të shtrenjtat në rajon
Një koment tjetër që bien në sy është i një qytetari që kërkon nga Rama të luftojë korrupsionin.
“Luftojeni përpara se të na gllabërojë të gjithëve ! Demokratizoni cdo qelizë politike bëjeni kulturë që të kalojë në zyrat e shtetit , bëjeni Shqipërinë ku ligji vepron drejt dhe në kohe për cdo qytetar ! Atëherë dyert e Europës hapen vetë!”, shkruan qytetari.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Fike telefonin, e ke zakon që përgjon! Ti tjetri përgojon në tavolina komisariatesh”! Jo vetëm me Spiropalin, zbardhen përplasjet e Ramës me disa deputetë brenda grupit të PS
-
“Edi Rama mashtroi shqiptarët për naftën”, Berisha: Po fsheh dështimin, nuk ka asnjë investitor të madh në Shqipëri
-
Erion Braçe vetëofrohet kandidat për Tiranën, deputeti në Asamblenë e PS: Problemet s’po gjejnë zgjidhje, nuk mund të vazhdohet më kështu!
-
“Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist kritika të ashpra ndaj Ramës pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar
-
“Rama thotë se nuk e ul dot çmimin…”, Belind Këlliçi: Si duhet të ndjehen qytetarët që e marrin naftën dhe ushqimet 40% më shtrenjtë se vendet e rajonit?
-
Kriza e çmimeve/ Noka: Arritja e Edi Ramës në këto 13 vite është katandisja e shqiptarëve në turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë
-
“Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, mesazhi i koduar i Spiropalit pas përplasjes me Ramën në mbledhjen e Grupit të PS
-
Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës për karburantet nuk merr vendime arbitrarisht, ulja rrezikon kapacitetet e furnizimit
-
“Karriget nuk janë qëllimi, koha që ikën nuk kthehet më”/ Mesazhi i Braçes pas mbledhjes: PS forcohet duke u hapur, përfshirë të majtë që…
-
Debate në Grupin e PS/ Rama përplaset me Spiropalin: Kujdes me sjelljen, këtu nuk flet ti! Reagimi i ish-ministres
-
“Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen”! Berisha njofton protestën e radhës: Më 17 prill e gjithë Shqipëria në Tiranë (VIDEO)