Një nga studentet që merr pjesë në protestën e sotme tha se pushteti po detyron studentët të shkojnë tek dhuna.
Studentja theksoi se djalit dje iu thye këmba, duke shtuar se qeveritarët e kanë bërë jetesën thuajse të pamundur.
Studentja: Ky pushtet të detyron të shkosh deri tek dhuna. Dhuna ndaj protestuesve nuk ishte humane, të shikosh sesi djalit iu thye këmba është e tmerrshme.
Kemi dëgjuar që kanë thënë për vdekje të fëmijëve, nuk e di se çfarë bëhet. Këta janë duke fshehur shumë gjëra.
Studentët sot janë në një ditë të vështirë, Shqipëria është bërë një vend, ku e ke të vështirë që të jetosh.
