Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndihmojë financiarisht Ukrainën. Po ashtu theksoi se BE duhet të nxisë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Ne diskutuam disponueshmërinë urgjente të këstit të ardhshëm të ndihmës makroekonomike evropiane, ndërsa theksuam nevojën për të përgatitur paketën e 8-të të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e vizave për qytetarët rusë”, ka thënë Zelensky.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar europianët të përgatiten për  një dimër të ashpër për shkak të shkurtimeve të eksporteve të naftës dhe të gazit rus.

Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha më herët se Kievi pret një paketë prej 5 miliardë eurosh të ndihmës nga BE brenda javës së ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb