Presidenti Zelensky ka përsëritur pretendimin e tij se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë – diçka për të cilën “pushtuesit patjetër do të sillen para drejtësisë”, thotë ai.
Siç kemi raportuar, Zelensky tha në një fjalim video mbrëmë se sulmet ndaj infrastrukturës civile ishin një “përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur”.
Rusia më parë ka mohuar ashpër sulme të tilla. Zelensky tha se jeta ishte bërë “ferr” në rajonin lindor të Donbasit – i cili ishte “shkatërruar plotësisht”.
Ai gjithashtu përshëndeti gjyqin e parë për krimet e luftës të konfliktit – në të cilin një ushtar rus u deklarua fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.
