Që bregdeti shqiptar gjithmonë e më shumë po tërheq turistë nga mbarë bota është konfirmuar edhe nga artikuj të shumtë që portale dhe media prestigjioze kanë publikuar për të. Pas heqjes së moratoriumit të skafeve ata shihen shpesh në bregdetin e jugut me jahtet e tyre. Por ka dhe nga ata që ja ‘mësyjnë’ me helikopterë.
Këtë gjë e vërtetojnë edhe këto dy foto, të shkrepura në plazhin e Drimadhes në Dhërmi. Pushuesit kanë zbritur aty për të shijuar plazhin e bukur që kjo zonë të ofron me helikopter, të cilin e kanë parkuar fare pranë bregut. Nuk dihet nëse pushuesit e ardhur aty me helikopter janë shqiptarë apo të huaj.
(m.k/BalkanWeb)
