Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, konfirmoi Kremlini.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme. Presidenti  Erdogan konfirmoi se Turqia vazhdon kontaktet me të gjitha palët për të ndaluar përshkallëzimin e luftës, në Lindjen e Mesme.

Në deklaratë thuhej se Erdogan shprehu qëndrimin e tij se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj Iranit, as nuk mbështet hakmarrjen e Iranit kundër vendeve në rajon.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb